
Këngëtari i grupit italian "Maneskin" që fitoi Eurovizionin nuk ka konsumuar kokainë gjatë finales së spektaklit. Ky është rezultati i testit të drogës, të cilit anëtarët e grupit u detyruan t’i nënshtrohen sapo mbërritën në Itali.
Kujtojmë se një episod i çuditshëm u kap nga kamerat gjatë natës së spektalit dhe u bë viral në rrjete sociale. Damiano David u pa duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, teksa shumë aluduan se ai ka qenë duke konsumuar kokainë.
Menjëherë pas lajmeve grupi mohoi kategorikisht akuzat duke thënë se David kishte parë poshtë sepse kitaristi Thomas Raggi kishte thyer një gotë.
Italia rrëmbeu vendin e parë në Eurovision me këngën “Zitti e buoni”. Grupi italian rrëmbeu çmimin kryesor me 524 pikë, pasuar nga Franca me 499 pikë dhe Zvicra me 432. (A2 Televizion)