Aktori transgjinor Elliot Page ka postuar për herë të parë një foto vetëm me pantallona të shkurtra, 5 muaj pasi doli hapur se ndihej mashkull dhe dy muaj pasi zbuloi se ka bërë operacion për të hequr gjoksin.
34-vjeçari protagonist i filmit “Juno”, ku interpreton një adoleshente që ngel shtatzënë, postoi një foto ku shihet me muskuj barku dhe me shenjat e operacionit në gjoks.
“Pantallonat e para të shkurtra trans”, shkroi Page në Instagram. (A2 Televizion)