“Ky vend është i jashtëzakonshëm”

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 22:16 | Showbiz

Edhe pse situata në Amerikë nuk është aspak e qetë nga koronavirusi, miliarderja Kylie Jenner nuk mund të qëndrojë më e izoluar.

Së bashku me një grup miqsh dhe me vajzën e saj Stormi, 22-vjeçarja ka udhëtuar në shkretëtirën e Utah. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një set fotografik pranë suitës së saj luksozen në “Canyon Point”.

“Ky vend është i pabesueshëm”, ka shkruar Kylie bashkëngjitur fotove të saj në rrjetet sociale, ku duket me të vërtetë në formë, teksa zbulon format e saj e veshur me bikini portokalli të krijuara nga Dipped In Blue.

Një vit më parë, Kylie Jenner, u vlerësuar si miliarderja më e re në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos