All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Brenda qytetit më të rrezikshëm në botë: Sundojnë 200 banda, me kryekomandant "Barbecue" që i djeg viktimat të gjalla

Nga A2 CNN
15 Janar 2023, 12:29 | Bota
All - Paragraf - 1

KAOS, shpërthime, të shtëna armësh dhe trupa që kalben mes mbeturinave - mirë se vini në qytetin më të rrezikshëm në Tokë. Kryeqyteti i Haitit, Port-au-Prince, është një qytet i shkatërruar, i rrethuar nga bandat e armatosura rëndë dhe trazirat e vazhdueshme politike.

Haiti e ka vuajtur prej kohësh titullin e kombit më të varfër në hemisferën perëndimore dhe kryeqyteti i mbushur me krime bart peshën kryesore të krizave të mbivendosura. Tërmetet e vazhdueshme, inflacioni në rritje, trazirat civile, uria dhe një kolaps pothuajse total politik, të gjitha godasin Port-au-Prince.

All - Paragraf - 3

Megjithatë, kush është armiku i tij më i madh? 200 bandat e armatosura të pamëshirshme që shkaktojnë terror, dhunë seksuale, tortura dhe paligjshmëri. Sipas ekspertëve, situata atje është katstrofale, pasi deri në 20 njerëz vriten në ditë atje.

Më e rrezikshmja prej këtyre bandave është i ashtuquajturi “Koalicion G9” i udhëhequr nga një kryekomandant i njohur si "Barbecue" - që përflitet se e ka fituar pseudonimin e tij pasi preferon që t’i djegë të gjalla viktimat e tij.

Në kapitullin e fundit të tmerrshëm të dhunës së sanksionuar nga shteti, Barbecue organizoi sulme të njëkohshme në Cité Soleil gjatë periudhës zgjedhore nga maji deri në korrik 2020. Ajo çoi në vdekjen e 145 personave, përdhunimin masiv të grave dhe shkatërrimin e 98 shtëpive.

Në një raport të vitit 2021, "Vrasja me pandëshkueshmëri", Shkolla Juridike e Harvardit dhe një observator krimi nga Haiti zbuluan se masakrat ishin organizuar nga zyrtarë të lartë politikë dhe policia haitiane.

All - Paragraf - 7

Synimi? Për të shtypur edhe një herë disidencën dhe për të fituar akses strategjik në qendrat e votimit "në një përpjekje për të siguruar mbështetje elektorale për ish-Presidentin dhe partinë e tij".

Në këtë mënyrë, bandat përdoren si mercenarë personalë të vdekjes për elitat politike "duke i lejuar ata të veprojnë pothuajse pa u ndëshkuar plotësisht", sipas raportit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos