Izyum është një nga qytetet ukrainase më të shkatërruara nga lufta.
Më shumë se 1000 banorë, nga 47 000 që ka pasur qyteti para luftës, kanë vdekur deri më sot.
Ndërkohë, 14 000 persona jetojnë në gërmadhat që kanë lënë pas bombat ruse.
Qyteti i Izyum ishte një nga pikat më të rëndësishme të rimarra nga forcat ukrainase, duke përfituar nga tërheqja e trupave ruse muajin e kaluar. (A2 Televizion)






