Imazhi i kësaj gorille të "zhytur në mendime", mori çmimin kryesor në konkurs. Fotografia u realizua nga Michelle KranzKjo krijesë e rrallë quhet pangolini dhe konsiderohet një specie në rrezik. Shkrepur nga fotografja Prelena Soma Owen.Fotoja e shkrepur nga Anthony Ochieng Onyango, ilustron lidhjen e fortë midis një elefanti dhe një kujdestareje kafshësh Imazhi fituesi i kategorisë "Mobile", realizuar nga fotografi Jon WarburtonKjo fotografi shkrepur në Kenia nga Jose Fragozo, fitoi kategorinë "Bashkëjetesë dhe Konflikt".Russ Burden arriti të shkrepë këtë imazh të mahnitshëm të një luani, duke fituar kategorinë "Portrete të kafshëve të egra afrikane".Fotografia e një zogu të vogël shkrepur në Botsvana nga William SteelFotografia e një shimpanzeje nënë dhe këlyshit së saj në Ugandë mori çmimin për "Kafshët e egra afrikane në rrezik" - Marc QuireynsJaime Freeman ishte vetëm 15 vjeç kur realizoi këtë foto në Afrikën e Jugut, duke fituar kategorinë "Të rinjtë në Afrikë"Kjo foto e tre zogjve është shkrepur në Tanzani nga 18-vjeçarja, Sadie HineFotografi e realizuar në Namibi nga fotografi Tomasz SzpilaKjo pamje nga lart e një tufe flamingosh në liqenin Solai në Kenia duket pothuajse si një pikturë. Kjo është arsyeja pse fitoi çmimin "Art në natyrë". Shkrepur nga Paul MckenzieFotografi indian, Vijayram Harinatham, fitoi me këtë fotografi çmimin "Sjellja e kafshëve të egra afrikane"
Imazhi i një gorille të “zhytur në mendime”, mori çmimin kryesor në konkursin për fotografinë më të mirë të jetës së egër afrikane. Çmimi vjetor, i dhënë nga Fondacioni Afrikan për Jetën e Egër (AWF), mban emrin e presidentit të ndjerë të Tanzanisë, Benjamin Mkapa.
Në garë pati afro 10.000 aplikime nga rreth 60 vende të botës. Përveç çmimit të madh, u shpallën fitues edhe fotografë të tjerë nga 12 kategori të ndryshme, si "Art në natyrë" apo "Konflikt dhe bashkëjetesë". Sipas jurisë përzgjedhëse, konkursi ndihmon në ruajtjen e jetës së egër dhe promovimin e turizmit në vendet afrikane. (A2 Televizion)