Brenda supervilës 28 milionë dollarëshe të "The Rock"

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 12:15 | Lifestyle

Aktori Dwayne Johnson i njohur si “The Rock” ka blerë një super vilë luksoze me gjashtë dhoma gjumi dhe një oborr gjigant në Beverly Park.

Prona u ble për afro 28 milionë dollarë nga komediani Aliens Paul Reiser. Reiser e nxori shtëpinë në shitje disa muaj më parë për 30 milionë dollarë, megjithatë duket se 48-vjeçari e ka përfituar “me ulje”. Paul dhe The Rock thuhet se e mbyllën marrëveshjen e tyre në mënyrë private.

The Rock është një nga aktorët më të paguar në Hollywood, dhe personi që fiton më shumë nga Instagrami. Ai merr 1 015 000 dollarë për postim, duke mbajtur fronin e gjigantit të rrjeteve sociale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/04/mbi-1-milione-dollare-per-nje-postim-kush-e-kryeson-listen-e-te-famshmeve-me-te-paguar-ne-instagram/

A2 CNN Livestream

Latest Videos