Brenda varrezës gjigante të avionëve

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 18:28 | Bota

Mediat në Britaninë e Madhe kanë publikuar pamje nga një varrezë avionësh ku “hidhen” mjetet e vjetra fluturuese.

Aeroporti Cotswold në Kemble, Gloucestershire, është shtëpia e një numri të madh avionësh nga linja të ndryshme ajrore duke përfshirë British Airways, KLM, Jet2 dhe Qatar Airways.

Avionët që ndodhen aty ose janë parkuar për t’u përdorur më vonë ose janë në pritje që të çmontohen dhe të dërgohen për Skrap.

Pamjet u filmuan nga grupi Aviation Up Close të cilët i postuan më pas në kanalin e tyre në Youtube.

Mes aeroplanëve të mbuluara nga pluhuri që grupi mundi të shihte ishte një B747-200F i MK Airlines, një B747-40 i British Airway, një Jet2 B737-300 dhe një B737-700 i Air Italy.

Pasi doli jashtë përdorimit, aeroporti është përdorur po ashtu edhe si vend xhirimi për një sërë programesh televizive dhe serialesh.  

Mes tyre përfshihet Top Gear, Casualty, Ultimate Force, Car of the Year Shoë, Wheeler Dealers, Classic Car Club, Drop the Celebrity dhe Fifth Gear. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos