Aksionet e Tesla-s kanë rënë sërish dhe ky është një lajm shumë i keq për Elon Musk, pasi investitorët u kapën nga paniku kur çmimi i automjeteve të tij elektrike luksoze u ul në SHBA dhe Kanada dy herë në tre javë.
Gjigandi i teknologjisë tani ka filluar të ofrojë zbritje prej 7,500 dollarësh (6,200 £) në automjetet Model 3 dhe Model Y të dorëzuara këtë muaj, duke nxitur shqetësimet se kompania po përballet me zbutjen e kërkesës ndërsa ekonomitë ngadalësohen.
Çmimi prej 69,000 £ e Model Y dhe 55,925 £ Model 3 nuk është ulur në Mbretërinë e Bashkuar, por njerëzit që blejnë një të tillë këtë muaj, do të marrin 6,000 milje tarifim falas.
Aksionet e Tesla ranë 8.9 për qind në “Wall Street” mbrëmë, duke i çuar humbjet që nga kulmi në nëntor të vitit të kaluar, në gati 70 për qind. (A2 Televizion)




