Breshka e rrallë del e ngordhur nga deti në Vlorë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2019, 09:27 | Aktualitet
Breshka e rrallë del e ngordhur nga deti në Vlorë

Një breshkë uji është gjetur e ngordhur mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë.

Breshka, e llojit “Dermochelys Coriacea”, ka dalë në breg të detit si pasojë e kushteve atmosferike të rënduara dhe erës së fortë që fryn në drejtimin jugor.

Ndryshe, breshka quhet “kurriz lëkurore” është shumë e veçantë dhe zakonisht, të tilla nuk janë të pranishme në Adriatik.

https://a2news.com/2019/05/30/ndotja-e-detit-breshka-e-rralle-50-kilograme-del-e-ngordhur-ne-vlore/

Por, një nga problematikat që i detyron të dalin në breg të detit është ndotja që i bëhet detit.

Ndërsa, trazimi i ujërave të zeza me ujërat e detit, i'u shkakton  breshkave të tilla humbjen e  drejtimit. Rol luajnë edhe prezenca e leshterikëve dhe algave të detit në këtë zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos