
Britania është e vendosur të lërë Bashkimin Europian në 31 tetor dhe për këtë është e angazhuar totalisht. Kjo është deklarata e fundit e ministres së brendshme Priti Pattel, teksa u shpreh se kryeministri Boris Johnson por edhe mbare kabineti po bashkojnë forcat për të bërë çdo gjë gati.
“Sigurisht që kryeministri është më se i përkushtuar në arritjen e një marrëveshjeje nga kjo situatë”, u shpreh ajo, dhe një provë për ta vërtetuar këtë është ajo çka ndodh kohët e fundit si në Parlament ashtu edhe në lëvizjet qeveritare.
“Qëllimi është që ne të largohemi nga BE me 31 tetor dhe që këtë ta bëjmë me një marrëveshje e jo pa të”, vijoi ministrja e Brendshme. (A2 Televizion)