Brez i arsimit pandemik, mbi 31 mijë nxënës të klasave të pesta testuan njohuritë në tre lëndë

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 18:09 | Aktualitet
Brez i arsimit pandemik, mbi 31 mijë nxënës të klasave

Kjo është Evia 6-muajshe ndërsa ky Albori, që për pak ditë mbyll klasën e parë. Bashkë me të ëmën, ata janë në pritje të Dienit, i cili po testohet për dijet e fituara në 5 vite në Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre.

Pas gati 2 orësh, të kombinuara me emocione të përziera që i ndante një mur rrethues, pritjes i vjen fundi.

Dieni nuk është i vetmi që thotë se ka hasur vështirësi në testin e matematikës.

Rreth 31 mijë e 500 nxënës të klasave të pesta në shkollat e vendit testuan në 52 qendra provimi këtë të hënë njohuritë në testin e integruar.

Testi i integruar përmban 60 pikë dhe rezultat e nxënësve nuk përkthehen në notë apo penalitete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos