"Brezat e rinj kanë nevojë të shohin perspektivë të qartë zhvillimi"

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 21:19 | Politikë

Në pritjen shtetërore të organizuar sot me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të forcave politike, komuniteteve fetare, kulturës, artit dhe medias për të kremtuar së bashku festat kombëtare në këtë vit jubilar të mëvetësimit të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit ka ftuar aktorët politikë, mediat dhe shoqërinë civile që t’i përkushtohen Shqipërisë së gjeneratës tjetër.

“Qytetarëve ju duhet dhënë siguri që reforma në drejtësi ka ngritur institucione të besueshme dhe të përgjegjshme, që garantojnë të drejtën e tyre për drejtësi dhe barazi para ligjit. Brezat e rinj kanë nevojë të shohin perspektivë të qartë zhvillimi, demokraci funksionale, hapësirë për idetë e tyre dhe optimizëm për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu”, tha ndër të tjera Presidenti Bajram Begaj.

“Si President i Republikës, në interes të kombit dhe të ardhmes tonë, ftoj të gjithë aktorët politikë e institucionalë, shoqëri civile e media, çdo shqiptar, që t’i përkushtohemi vizionit për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, vendin e projektuar për të qenë anëtare në Bashkimin Evropian. Po lëmë pas një vit të vështirë”, shtoi Begaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/28/110-vjet-shtet-shqiperia-dhe-kosova-festojne-bashke-ne-vlore-diten-e-flamurit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos