Briken Çalja, dy medalje në Evropianin e Peshëngritjes

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 20:51 | Sporte të tjera

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka fituar dy medalje në Evropianin e Peshëngritjes, që po zhvillohet në Moskë.

Sportisti nga Elbasani fitoi medalje argjendi në shtytje, në kategorinë 73 kg.

Ndërsa në dygarësh, Çalja fitoi medalje bronzi.

Përpara se të merrte medaljet, Çalja u përlot, duke qenë se besonte se mund të kishte arritur një rezultat edhe më të mirë.

Në podium, organizatorët i kishin marrë të gjitha masat kundër përhapjes së Covid-19, me peshëngritësit dhe vajzat që dorëzojnë medaljet, të gjithë me maska. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos