Qytetarët e shohin ekonominë më pozitivisht, sipërmarrjet shqetësohen për mungesën e punonjësve dhe rënien e kërkesës

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 13:57 | Ekonomi

Besimi në ekonomi shënoi një rritje të lehtë gjatë tetorit, i mbështetur nga përmirësimi i aktivitetit në industri dhe shërbime, ndërsa ndërtimi dhe tregtia regjistruan rënie të ndjeshme të besimit.

“Mirë jemi. Pse të ankohemi? Më mirë sesa kemi qenë jemi”, thotë një qytetare.

Vjeshta i ka bërë shqiptarët më optimistë. Në pyetësorin e përmuajshëm që Banka Qendrore bën, besimi konsumator u rrit me 1.1 për qind në tetor.

“Po të gjithë trajset plotë i kanë. Kot qahen se blejnë çfarë të duan”, shprehet një tjetër.

Rritje të besimit në ekonomi muajin e shkuar raportuan edhe bizneset në fushën e industrisë dhe  shërbimeve. E kundërta ndodhi me ato në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë.

“Kjo pasi sipërmarrjet në këta sektorë i frikësohen rënies së kërkesës për konsum, shoqëruar nga vështirësitë në gjetjen e punonjësve. Nga ana tjetër ka rënie të prodhimit dhe konsumit” shprehet Shpëtim Agolli, ekspert për ekonominë.

Rritja e fortë e besimit te shërbimet dhe ndërtuesit bëri që treguesi i përgjithshëm i ndjesisë ekonomike muajin e shkuar të rritej me 0.4 pikë përqindje. Po si parashikohet ecuria?

“Ekonomia është komplekese port ë gjitha shenjat janë për një ecuri jo shumë pozitive për në vijim”, thotë eksperti Shpëtim Agolli, ekspert për ekonominë.

Luhatjet në drejtim të besimit në ekonomi nga bizneset dhe qytetarët, për ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj lidhen me situatën e krijuar në vend nga protestat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos