Real Madrid nuk ndalet, shkon në gjashtë fitore radhazi

Nga Dea Kozma
2 Nëntor 2026, 13:38 | Futboll

Real Madrid vazhdon marshimin me fitore dhe nuk e lëshon garën për kreun e La Liga-s. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho triumfoi 3-0 në transfertën ndaj Racing Santander, duke zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë.

Kylian Mbappe hapi serinë e golave në minutën e 11-të, duke shndërruar në gol një penallti. Dhjetë minuta më vonë, radha ishte e Jude Bellingham. Mesfushori anglez përfitoi nga një asist i shkëlqyer i Arda Guler, kaloi portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.

Por, spektakli nuk kishte përfunduar. Në minutën e 36-të, Yan Diomande realizoi një gol fantastik me një goditje të fuqishme nga distanca, duke vulosur rezultatin 3-0 që në 45 minutat e para.

Për Bellingham ishte një mbrëmje speciale. Anglezi arriti kuotën e 50 golave me fanellën e Real Madridit, në vetëm 154 ndeshje. Një tjetër statistikë që konfirmon rëndësinë e tij në skuadrën madrilene.

Ndërkohë, Mbappe regjistroi një tjetër arritje: me këtë gol, francezi ka shënuar tashmë ndaj çdo kundërshtari me të cilin është përballur në La Liga.

Ky ishte triumfi i gjashtë radhazi për Real Madridin në të gjitha kompeticionet, me një bilanc mbresëlënës prej 18 golash të shënuar në këtë seri. Madrilenët vazhdojnë presionin ndaj Barcelonës dhe Atletico Madridit, duke qëndruar vetëm tri pikë larg kreut.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos