Nga viti në vit, kushdo që merret me bujqësi dhe blegtori e ka akoma më të vështirë të vijojë aktivitetin e tij dhe akoma më shumë të vështirë për të nxjerrë të ardhura.
Të lënë pa përkrahje, pa investime dhe pa një politikë të qartë të tregut dhe çmimeve të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, sot ky sektor duket se nuk jep më shpresë.
Këtë fakt e konfirmojnë edhe banorë të Baçallëkut në Pogradec, një fshat që ekonominë e banorëve e ka të lidhur drejtëpërdrejtë me bujqësi dhe blegtori, shkruan A2.
Ashtu si në shumë fshatra të tjerë të fushës së Korçës, situata e mungesës së vëmendjes dhe investimeve nga shteti po bën që tokat të mbeten djerrë, ndërsa në shumë raste prodhimi që del, ose shitet nën kosto, ose përfundon në kanale. (A2 Televizion)