Britani, koronavirusi prek rekordin e viktimave, dje ishin 854

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 17:22 | Bota
Britani, koronavirusi prek rekordin e viktimave, dje ishin  854

Jo vetëm ishulli preku rekordin  e trishtuar të viktimave, plot 854 në 24 orët e fundit, por tashmë ka edhe liderin e qeverisë së saj, Boris Johnson,  të mbyllur në një sallë reanimacioni.

Shifra e të vdekurve përfaqëson një dyfishim nga të dhënat e djeshme (437), që pjesërisht mund të justifikohet me faktin që të dhënat e fundjavës vijnë fillimisht me ritme më të ulta. Nga totali, 758 kanë vdekur në Angli, 74 në Skoci, 19 në Uells dhe 3 në Irlandën e Veriut.

Ndërkohë, ka filluar një “betejë” projeksionesh mbi ecurinë pandemisë, me autoritetet zyrtare britanike që thonë se numri i të vdekurve parashikohet në rreth 20 mijë, ndërkohë që studime të tjera janë më alarmante.

https://a2news.com/2020/04/07/mbreteresha-vlereson-mjeket-shembull-per-te-gjithe-ne/

Sipas Universitetit të Uashingtonit, Britania rrezikon të jetë vendi më i goditur nga koronavirusi në Evropë, me viktimat që mund të shkojnë deri në 66 mijë në qershor, rreth gjysma e atyre të kontinentit evropian, ndërkohë që në Itali këto shifra duhet të ndalojnë tek 20 mijë, dhe në Spanjë 19 mijë dhe në Francë 15 mijë.

https://a2news.com/2020/04/06/kryeministri-britanik-ne-terapi-intensive/

Lajme disi më qetësuese vijnë nga spitali St. Thomas në Londër ku është shtruar në terapi intensive kryeministri Boris Johnson. Sipas disa burimeve, të pohuara nga zyrat e Downing Street, Johnson merr frymë vetë dhe “nuk e ka humbur humorin e tij”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos