
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të prezantojë nesër rrugën që do të ndiqet për lehtësimin gradual të masave shtrënguese të ndërmarra nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian kundër koronavirusit.
Zëdhënësi i KE, Eric Mamer deklaroi se do të ketë një lloj orientimi për masat që vendet e BE duhet të ndërmarrin në mënyrë shumë graduale për daljen nga situata e krizës.
Ekzekutivi i Unionit Evropian mbylli kufijtë më 17 mars për 30 ditë për udhëtarët e huaj si një masë ekstreme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. (A2 Televizion)