Britania e Madhe miraton vaksinat kineze, pasagjerët mund të udhëtojnë lirisht

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 09:13 | Bota
Britania e Madhe miraton vaksinat kineze, pasagjerët mund të

Lajme të mira për shtetasit që janë vaksinuar me produktet kineze kundër koronavirusit. Britania e Madhe, duke filluar nga 22 nëntori, do të shtojë kompanitë Sinovac dhe Sinopharm, si dhe indianen Covaxin, në listën e vaksinave të cilësuara të sigurta.

Kjo do të mundësojë personat e vaksinuar plotësisht të udhëtojnë lirisht në atë shtet, ashtu siç ndodh me ato që kanë injektuar vaksina Pfizer, Astra Zeneca dhe Moderna, ndër të tjerat.

Vaksinat e kompanive Sinovac dhe Sinopharm, edhe pse të njohura si të sigurta nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk janë ende të miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA), duke kufizuar lëvizjen e miliona personave, edhe nga vendi ynë.

https://a2news.com/2021/06/01/obsh-miraton-vaksinen-kineze-te-sinovac/

Në Britani, presioni ka ardhur veçanërisht nga presioni i vendeve si Emiratet Arabe dhe India, me lidhje të forta biznesi dhe emigracioni në Britaninë e Madhe, që po ndikonte edhe në ekonominë vendase.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos