Drejtori i CIA-s zhvillon bisedën e rrallë me Vladimir Putin

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 09:09 | Bota
Drejtori i CIA-s zhvillon bisedën e rrallë me Vladimir Putin

Drejtori i CIA-s, Bill Burns, ka zhvilluar një bisedë të rrallë me presidentin rus, Vladimir Putin. Biseda është mbajtur në Moskë, javën e kaluar. Tema, sipas CNN, ka qenë shqetësimi i Amerikës për vendosjen e trupave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën.

Lajmi është konfirmuar nga burime nga të dyja palët.

Imazhet satelitore nga Maxar Technologies javën e kaluar tregojnë manovra jo të zakonshme të trupave ruse, gjë që ka shqetësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi po e bën të mendojë se Rusia po mendon për një pushtim të Ukrainës.

Për këtë arsye, Presidenti Joe Biden ka dërguar në Moskë kreun e CIA-s, për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos