
Agjencia Rregullatore për Barnat në Britaninë e Madhe miratoi vaksinën e dytë që do të përdoret në vend, kundër koronavirusit që është ajo e AstraZeneca.
Vaksina, me emrin e koduar AZD1222, është zhvilluar nga Universiteti i Oksford, me mbështetjen e gjigantit farmaceutik britaniko-suedez AstraZeneca.
Rezultatet e testeve klinike të kësaj vaksine kanë treguar se ajo është 90% efektive për të parandaluar koronavirusin, njësoj si rivalet e saj të Pfizer dhe Moderna. (A2 Televizion)