
Mbretëria e Bashkuar ka miratuar sot vaksinën Moderna, duke u bërë kështu vaksina e tretë e miratuar në këtë vend, pas Pfizer/BioNTech dhe Oxford/ Astrazeneca, në luftën kundër koronavirusit, ndërsa rastet e infektimit po rriten.
Vaksina e kompanisë me bazë në SHBA rezultoi se kishte 94% efikasitet kundër COVID-19 në provat përfundimtare.
Shtatë milionë doza janë porositur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por sipas mediave britanilke ka të ngjarë që ato të mos bëhen të disponueshme, deri në mars.
Kjo sepse vaksina është duke u prodhuar në SHBA dhe do të duhen disa muaj para se objektet prodhuese në Evropë të jenë të gatshme për t'u shpërndarë. (A2 Televizion)