Britania e Madhe: Po bashkëpunojmë me Talebanët, gjithçka duket e qetë deri tani

Nga A2 CNN
18 Gusht 2021, 12:28 | Bota
Britania e Madhe: Po bashkëpunojmë me Talebanët, gjithçka

Forcat britanike në aeroportin e Kabulit “Hamid Karzai” po bashkëpunojnë me Talebanët, tha shefi i Shtabit të Mbrojtjes Nick Carter, për Sky News.

“Po bashkëpunojmë në terren me ta dhe deri tani duket një marrëdhënie shumë e drejtpërdrejtë. Mendoj se gjithçka duket e qetë për momentin”, tha Carter. “Ata po na ndihmojnë në aeroport. Gjithashtu po ruajnë rendin dhe sigurinë në rrugët e Kabulit, që janë shumë të qeta”.

Deklarata e Carter bie në kundërshtim me situatën në terren që raporton skuadra e gazetarëve të CNN, por edhe media të tjera amerikane. Në rrugët e Kabulit duket se mbizotëron kaosi, sipas tyre, ndërsa “Los Angeles Times” publikoi foto të personave të plagosur pas ishin goditur me kamxhik, mes tyre edhe fëmijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos