Britania nderon mjekët, rriten shifrat e pandemisë, problem vdekjet në azile

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 17:48 | Bota
Britania nderon mjekët, rriten shifrat e pandemisë, problem vdekjet

Mbretëria e Bashkuar nderoi punonjësit e shëndetësisë që kanë humbur jetën gjatë luftës me koronavirusin e ri.

Kryeministri Boris Johnson udhëhoqi mbajtjen e minutës së heshtjes kombëtare në të gjithë vendin, që u pasua nga duartrokitjet e zjarrta në përkujtim të atyre që dhanë jetën për të ndihmuar të tjerët.

Më shumë se 100 mjekë, infermierë apo punonjës të tjerë të shëndetësisë, kanë vdekur për shkak të Covid-19. Britania e Madhe pati shtim të viktimave nga pandemia gjatë ditëve të kaluara. Kjo i atribuohet dhe numrit të lartë të vdekjeve të të moshuarve në azile.

Opozita i ka bërë thirrje qeverisë që të tregojë kujdes të shtuar në këto qendra përkujdesjeje dhe të ngrejë një zyrë të posaçme për t’iu ardhur në ndihmë të moshuarve. Britania raporton mbi 21 mijë viktima të shkaktuara nga Covid-19, një rritje me 108% të vdekjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të infektuarit në këtë shtet janë mbi 158 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos