Britania në zi për princin Filip, homazhe në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 11:39 | Bota
Britania në zi për princin Filip, homazhe në të gjithë

Homazhe me të shtëna armësh po mbahen sot rreth Britanisë së Madhe, Gjilblartarit dhe nga luftanije në det, për bashkëshortin e Mbretëreshës Elizabetë, princin Filip, i ndarë nga jeta të premten në moshën 99-vjeçare.

Nderimi ushtarak që parashikon 41 të shtëna, nga një për çdo minutë nisi në orën 12:00 të mesditës me orën lokale në qytete si Londra, Edinburgu, Kardif dhe Belfasti. Anijet e Marinës Mbretërore do të përshëndesin gjithashtu me armë Dukën e Edinburgut, i cili ka shërbyer si oficer i marinës gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Homazhet shfaqen online dhe në televizion dhe publiku inkurajohet t’i shohë nga shtëpia. Detajet lidhur me funeralin e Princit Filip pritet të bëhen të ditura gjatë orëve në vazhdim. Ceremonia mortore do të zhvillohet javën e ardhshme në Kapelën e Saint Xhorxh të Winsdor, me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë.

Sipas vullnetit të tij, Duka nuk do të ketë një funeral shtetëror dhe pjesëtarëve të publikut u kërkohet të mos marrin pjesë.

Flamujt në godinat qeveritare do të qëndrojnë në gjysmë shtizë deri në ditën e varrimit. Gjithashtu këmbana e Abacisë së Wenstminster do të bjerë 99 herë çdo 60 sekonda, për të nderuar çdo vit të jetës së Dukës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos