Konflikti me Ukrainën, legjenda e shahut: Putin është në një cikël vdekjeprurës

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 21:31 | Bota
Konflikti me Ukrainën, legjenda e shahut: Putin është në

Një reagim për konfliktin dhe rreshtimin e forcave ruse në kufi me Ukrainën e ka pasur edhe shahisti legjendar Garry Kasparov.

Ai jo rastësisht e quan këtë edhe një lojë shahu dhe lëvizje strategjike gurësh për të treguar forcën për një qëllim politik.

“Që nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës në vitin 2014 dhe aneksimi i Krimesë, lufta në Ukrainën Lindore ishte një cikël vdekjeprurës. Unë jam lojtar shahu, por më lejoni që të bëj një analogji pokeri: Putin luan blofin gjithë kohës dhe bota e lirë qëndron në pauzë. Putin shton sërish presionin nëse Perëndimi nuk është i gatshëm të rrezikojë. Nëse ai nuk ndryshon shpejt, do të jetë një katastrofë”, tha Kasparov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos