Britanikët në alarm, avionët rusë pranë brigjeve të Skocisë

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2018, 16:12 | Bota
Britanikët në alarm, avionët rusë pranë brigjeve

Avionët britanikë “Tajfun” janë ngritur në patrullim në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne pasi ka pasur raportime për avionë rusë pranë brigjeve britanike.

Ministria angleze e Mbrojtjes deklaroi për “Daily Mail” se ka pasur raportime për avionë bombardues rusë që janë shfaqur në Skoci. “Vendimi për ngritjen e avionëve në patrullim ishte një masë paraprake, por nuk pati asnjë kontakt me mjete fluturuese të paidentifikuara”, tha një zëdhënës i ministrisë.

Tensionet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë tepër të larta që kur një ish agjent rus u helmua me gaz Novichok në Sailsbury.

Sipas mediave britanike avionët “Tajfunë”, të cilët arrijnë një shpejtësi prej 1400 milje në orë janë pjesë e sistemit mbrojtës të NATO-s dhe janë në gatishmëri për të interceptuar avionë të huaj që i afrohet hapësirës ajrore të Aleancës së Atlantikut Verior. Në total 60 avionë të NATO-s po patrullojnë gjithë hapësirën ajrore të aleancës pasi aktiviteti rus është rritur ndjeshëm që prej aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Në vitin 2016, vetëm në detin Balltik janë interceptuar 870 avionë luftarakë rusë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos