Gazetarët Bledian Koka dhe Roland Qafoku debatuan mbi punën e SPAK-ut dhe deklaratat e Sali Berishës për këtë institucion.
Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:
Koka: Unë mendoj që SPAK-u ka defekte, që koha i ka dhënë të drejtë Sali Berishës për mënyrën se si SPAK është sjellë me opozitën, por edhe me atë vetë…
Qafoku: Po mirë, këto arrestimet e Erjon Veliajt, Arben Ahmetaj që është në kërkim… a i ka bërë SPAK-u këto?
Koka: SPAK-u i ka bërë, por ndryshe ka vepruar me Berishën, ndërsa me Ramën nuk ka vepruar fare; ndryshe ka vepruar me Mediun, ndërsa nuk e çon nëpër mend të veprojë me Agaçin, që u zhduk.
Qafoku: A mendon më mirë që mos të jetë SPAK-u fare?
Koka: Ajo që po them është se nuk ka rëndësi nëse ka apo jo të drejtë Berisha për SPAK-un, megjithëse mendoj që ka të drejtë dhe flet pak madje për SPAK-un.
Qafoku: Unë mendoj që Berisha e tepron. Kritika ka të drejtë të bëjë, por kur thotë celulë… Kjo e hedh poshtë ambasadorin Wendt.
Koka: Punën e SPAK-ut e cenojnë deklaratat politike të Berishës apo veprimet politike të Ramës? Se Trump ka folur shumë më keq për prokurorët e Nju Jorkut, por kur ata e thërrasin, ai shkon. Edhe Berisha shkon e firmos atje kur kërkohet.
Qafoku: Kur thotë celulë, është komplet gabim PD-ja dhe zoti Berisha. Për më tepër kur kemi edhe deklaratën e Wendt. Ta quash organizatë kriminale, është tejkalim.
Koka: SPAK-u ta thërriste një herë këtë njeriu që i hakan kumbulla e dardha pas krahëve. As roje nuk duhet ta mbanin, jo më kryeministër. Celulë nuk është i gjithë SPAK-u, është një pjesë e vogël e të tërës.
Qafoku: Po kur Berisha ka thënë “SPAK është organizatë kriminale”?
Koka: E ka thënë kur ka qenë Altin Dumani dhe e ka thënë shumë mirë.
(A2 Televizion)