Poli Hoxha: Veliaj është simbol i shkatërrimit të Tiranës, Berisha kërkon aleancë si në vitin 2013, por ata duan pjesën e tyre

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 21:14 | Politikë

“Veliaj është simbol i shkatërrimit të Tiranës, të paktën për Berishën dhe PD-në. Ti nuk mund ta marrësh këtë, sepse humbet demokratët e tu. Humbet edhe shtresën gri”. Këtë përgjigje dha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN gazetari Poli Hoxha, kur u pyet mbi mundësinë e një ftese nga ana e opozitës për kryebashkiakun e Tiranës. Sipas tij kjo është një strategji e gabuar, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi përfitimet që mund të kenë figura të tilla nga një aleancë e mundshme dhe nëse ndryshimi i pushtetit do të sillte realisht ndryshim për vendin.

“Tani Sali Berisha propozon të njëjtën gjë. Propozon Erjon Veliajn. Veliaj është simbol i shkatërrimit të Tiranës të paktën për Berishën e për PD. Ku u pastruan paratë e drogës? Kush janë këto kullat e sekuestruara nga SPAK? Ne e dimë çfarë ka ndodhur në tiranë. Veliaj e nisi me zëroi ndërtime dhe është kjo situatë. Tu nuk mund ta marrësh këtë. Ti humbet demokratët e tu. Ti humbet edhe shtresën gri. Kjo është vetëm çështje pushteti apo ka moral? Dhe më kryesorja këta a do kenë aksione në këtë pushtet? Dhe çfarë ndryshuam në Shqipëri. Morëm copëza të pushtetit të Ramës shërbëtorë e bashkëpunëtorë dhe i sjellim në pushtet tjetër. Kjo është një alibi dhe shtohet alibia që këta nuk duan të rrëzojnë Ramën”, tha Hoxha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e vitit 2013, kur Edi Rama u bashkua me Ilir Metën, dhe sipas gazetarit futi në parlament përfaqësues të krimit, e çoi vendin në katastrofë.

“Bëhen hesapet sikur vendi është në një situatë që po të mblidhen disa forca në mënyrë matematikore dhe ato bëjnë shumicë. Nuk funksionon kurrë në politikë. Politika elektorale është kimi dhe nuk mund të lindë me pragmatizëm ekstrem dhe me bashkimin e të gjithë “qelbësirave” jo vetëm politike por edhe kriminale. Rama nuk kishte besim se do fitonte edhe pse u bashkua me Metën në 2013 dhe bënë atë në Shkodër me bekimin e presidentit serb, por kapi zonat ku ishte më dobët dhe futi në parlament përfaqësues të krimit të organizuar. Ka qenë ligji i dekriminalizimit i PD është një ligj historik. Qelbësirat nuk i futi direkt në parlament, por i futi me presto nome. Kjo strategji e Ramës e çoi Shqipërinë këtu ku jemi, në një katastrofë”, theksoi gazetari.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos