Britney Spears nën hetim për mosmarrëveshje me punonjësen

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 09:49 | Showbiz
Britney Spears nën hetim për mosmarrëveshje me punonjësen

Ylli amerikan i popit Britney Spears është duke u hetuar pasi një nga punonjëset e shtëpisë së saj pretendoi se këngëtarja e kishte goditur, thonë zyrtarët e zbatimit të ligjit në Kaliforni.

Denoncimi i punonjëses erdhi pas një mosmarrëveshjeje në shtëpinë e zonjës Spears të hënën, ndërsa avokati i këngëtares mohoi akuzën.

Akuza për keqbërje në Kaliforni është një vepër penale që përfshin çdo kontakt fizik të qëllimshëm dhe të paligjshëm me dikë tjetër.

Këngëtarja 39-vjeçare dyshohet se ka goditur i ka hedhur celularin nga duart punonjëses së saj takimit.

Spears punësoi Rosengart muajin e kaluar ndërsa ajo kërkon t'i japë fund kontrollit të babait të saj mbi jetën dhe financat e saj, 13 vjet pasi ai mori kontrollin ligjor kur u ngritën shqetësimet për shëndetin e saj mendor.

Javën e kaluar, Jamie Spears pranoi të japë dorëheqjen si kujdestar i vajzës së tij, duke u zotuar të marrë pjesë në një "kalim të rregullt" ligjor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos