Brnabic viziton sot Kosovën, kryeministri Kurti: Shpresoj të mos bëjë deklarata përçarëse

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 09:54 | Kosova
Brnabic viziton sot Kosovën, kryeministri Kurti: Shpresoj të mos

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, viziton sot Kosovën. Shefja e qeverisë së Beogradit, do të vizitojë në fillim Mitrovicën, për të udhëtuar më pas në Zveçan dhe Leposaviç, ku do të takohet me zyrtarë serbë.

Sipas zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, vizita e Brnabic në Kosovë është në përputhje me marrëveshjen për vizitat zyrtare.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur dy vendet nisën të zbatojnë marrëveshjen e arritur për dokumentet, e pritet të arrijnë një marrëveshje edhe për çështjen e targave, reciprociteti për të cilën ka hyrë në fuqi deri më 31 tetor.

https://a2news.com/2022/09/01/jane-qe-prej-kohes-se-milloshevicit-kurti-ju-drejtohet-serbeve-ne-gjuhen-e-tyre-nderroni-targat/

Kryeministri Albin Kurti tha se shpreson që ajo të mos e shfrytëzojë lejen për vizitë për të bërë deklarata përçarëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos