Broja i bashkohet Kombëtares, shqetëson Uzuni

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 08:43 | Futboll
Broja i bashkohet Kombëtares, shqetëson Uzuni

Kombëtarja shqiptare zhvilloi të martën seancën e radhës stërvitore, teksa nën urdhrat e trajnerit Edy Reja dhe stafit të tij kanë qenë të gjithë lojtarët e ftuar për dy sfidat e Ligës së Kombeve. Ekipi ka zhvilluar një seancë të plotë të kombinuar mes ushtrimeve fizike dhe atyre taktike.

Edhe në këtë seancë me grupin nuk është stërvitur Myrto Uzuni, i cili ka vijuar me një nga trajnerët e përgatitjes atletike një seancë veçmas duke vijuar rekuperimin nga dëmtimi. Pjesë e grupit ka qenë sot sërish sulmuesi i ri Eljon Toçi, i cili po stërvitet prej dy ditësh me Kombëtaren A. Kuqezinjtë do të vazhdojnë përgatitjet në Durrës deri të premten, kur do të nisen për në Tel Aviv.

Atje, përfaqësuesja shqiptare do të zhvillojë seancën stërvitore zyrtare në stadiumin ku të shtunën në mbrëmje do të luhet edhe ndeshja vendimtare e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.

Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe lojtarët janë në gjendje fizike optimale para kësaj sfide. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=by8m3-fiH5k

A2 CNN Livestream

Latest Videos