Bruce Willis rishkruan testamentin, Demi Moore jashtë

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 10:42 | Showbiz
Bruce Willis rishkruan testamentin, Demi Moore jashtë

Mediat ndërkombëtare që merren me spektaklin shkruajnë se aktori i njohur, Bruce Willis ka vendosur të ndryshojë testamentin e tij, duke përjashtuar prej aty ish-bashkëshorten, Demi Moore.

Sipas njerëzve pranë aktorit, kjo gjë ka ndodhur për shkak se pasuria e Demi Moore është e mjaftueshme për të siguruar tre vajzat që çifti kanë bashkë.

Pak kohë më parë, Bruce Willis u tërhoq nga aktrimi pasi u diagnostikua me afazi, një sëmundje e lidhur me dëmtimin e trurit. Kjo ndër të tjera ndikon në jetën e përditshme duke i penguar aftësitë e tij komunikuese dhe aftësinë për të folur.

Kuptohet se sëmundja ndikoi edhe në aftësinë e tij për të punuar si aktor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos