Bruce Willis si Alec Baldwin, shkrepi gabimisht armën në setin e xhirimit

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 21:44 | Showbiz
Bruce Willis si Alec Baldwin, shkrepi gabimisht armën në setin e

Ditën e djeshme, familja e aktorit të njohur Bruce Willis, njoftoi fansat se ylli i “Die Hard”, do të tërhiqej nga bota e kinematografisë, për shkak të diagnostikimit me sëmundjen e afazisë.

Por problemet e aktorit duket se kanë filluar shumë kohë më parë. Kolegët e tij dëshmojnë se kishin dyshuar gjithnjë se Willis vuante nga kjo sëmundje, e cila prek zona specifike të trurit duke shkaktuar paaftësi në të folur apo vepruar.

Madje gjërat për pak sa nuk kanë shkuar në ekstrem, kur aktori ka shkrepur aksidentalisht armën gjatë xhirimeve të filmit “Hard Kill” në vitin 2021.

Këtë dëshmi e ka bërë aktorja Lala Kent, e cila luante rolin e vajzës së aktorit në film.

“Ai qëlloi dy herë aksidentalisht dhe nuk po e kuptonte se çfarë ndodhi”, është shprehur Kent.

Fatmirësisht asgjë e keqe nuk ndodhi, duke bërë që producentët ta fshihnin këtë ngjarje, që njësoj si në rastin e aktorit Alec Baldwin, mund të ishte kthyer lehtësisht në një tragjedi.

Skena të çuditshme, Willis i kanë ndodhur edhe në setin e "Out of Death", ku sipas aktorëve të tjerë, ai shpeshherë humbiste aftësinë për të folur apo për t'u përqendruar dhe merrte pushime të gjata.

Regjisori i filmit është shprehur se fjalitë e Bruce duheshin të ishin gjithnjë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë.

Që nga fillimi i karrierës së tij në vitin 1970, Willis ka luajtur në më shumë se 70 filma. Filmat e tij, përfshirë “The Sixth Sense”, “Armageddon” dhe “Pulp Fiction” kanë grumbulluar rreth 5 miliardë dollarë në të gjithë botën, ndërsa aktori është nominuar 5 herë për Golden Globe dhe ka fituar një çmim me “Moonlighting”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos