Bruce Willis heq dorë nga aktrimi

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 18:59 | Showbiz
Bruce Willis heq dorë nga aktrimi

Aktori i njohur Bruce Willis ka vendosur t’i japë fund rrugëtimit të tij në botën e filmit.

Kjo pasi ai është diagnostikuar me një sëmundje e cila shkakton probleme në të folur, në të kuptuar, lexuar dhe të shkruar, duke i kthyer edhe veprimet më të vogla, në të pamundura për të.

Sipas familjes së tij, Willis vuan nga afazia dhe aktualisht është në stade të avancuara të sëmundjes.  

"Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, ne si familje donim të ndanim lajmin se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore, dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi. Për këtë shkak, Bruce do të largohet nga aktrimi i cili ka një rëndësi shumë të madhe për të", është shprehur familja e tij.

“Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, kanë shtuar ata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos