Portugalia është skuadra e radhës e kualifikuar për në fazën tjetër të Botërorit. Dy gola të Bruno Fernandes mjaftuan që portugezët të mposhtnin Uruguain.
Në minutën e 54, Fernandes kroson në zonë për Cristianon, i cili nuk e prek topin, por harkimi përfundon gjithsesi në rrjetë.
Goli që vulosi gjithçka erdhi në minutën e tretë shtesë, kur vetë Bruno Fernandes fitoi 11-metërsh dhe e shndërroi po vetë në gol.
Me këtë fitore, Portugalia siguron kualifikimin me 6 pikë, Gana ndjek në vendin e dytë me 3, ndërsa Koreja e Jugut dhe Uruguai mbyllin klasifikimin e grupit, me nga 1 pikë secila. (A2 Televizion)






