Mjafton Casemiro ndaj Zvicrës, Brazili kualifikohet

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 19:08 | Futboll

Brazili kualifikohet ndër 16 ekipet më të mira të Botërorit, pas fitores 1-0 ndaj Zvicrës. Ekipi i Vinicius Jr. dominoi më qartë sesa nuk thotë rezultati, me raste të shumta  që nuk u konkretizuan në fund.

Verdhebluve iu anulua në minutën 64 një gol pikërisht të Vinicius Jr. Për shkak të një pozicioni jashtë loje të pikasur nga sistemi VAR, por 5 herë kampionët e botës morën gjithsesi tre pikët e arta falë një goditje të bukur të ish kolegut të tij në Real Madrid, Casemiro, në minutën e 83-të.

Mjafton Casemiro ndaj Zvicrës

Ndërkohë, Zvicra u duk e organizuar mirë por e pafuqishme për t’u përgjigjur, dhe tani Granit Xhaka dhe shokë  duhet të përgatiten për “finalen “e zjarrtë me Serbinë, që do të vendosë me gjasa të kualifikuarën e dytë të grupit G në Katar 2022.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos