
Banka e Shqipërisë merr sot në analizë ekonominë. Këshilli Mbikëqyrës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë politikën monetare dhe do të marrë vendime lidhur me të.
Në këtë mbledhje vlerësohet ecuria e parametrave kryesorë të ekonomisë, ndikimi i politikave të qeverisë dhe gjendja e ekonomisë reale dhe sistemit bankar. Banka e Shqipërisë do të evidentojë rreziqet e mundshme dhe do të japë rekomandimet e saj.
Në këtë mbledhje pritet të merret vendim, nëse do të ndryshojë apo jo norma bazë e interesit për lekun, që aktualisht është në nivelin 1%. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko do të dalë në konferencë për shtyp, ku do të komunikojë vendimet e marra. (A2 Televizion)