Buffon bën gafën më të madhe të karrierës në moshën 44-vjeçare

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 22:13 | Futboll

Në moshën 44-vjeçare, Gigi Buffon, portieri legjendar italian, vijon ende të luajë futboll, duke thyer rekorde.

Megjithatë, mbrëmjen e së hënës ai ka realizuar gafën më të madhe të karrierës së tij me skuadrën e Parma-s në Serie B, teksa luanin në transfertë ndaj skuadrës së Perugia-s.

I pa shqetësuar nga askush, Buffon del huq në një top të kthyer pas nga një prej mbrojtësve, ndërsa sulmuesi i Perugia-s nuk hezitoi të shënonte edhe golin e dytë për skuadrën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos