
Milani ka vuajtur në ndeshjen e kësaj jave në transfertë ndaj Lazio-s, por në fund ka mundur të dalë me pikët e plota nga Olimpico.
Ndeshja nisi shumë keq për kuqezinjtë, të cilët u ndëshkuan pas vetëm 4 minutash loje. Megjithatë, skuadra e Pilotit reagoi mirë duke arritur të krijojë raste të shumta për shënim, por shpesh u ndal nga Strakosha, i cili bëri një ndeshje mjaft të mirë.
Giroud shënoi golin e barazimit për Milanin, ndërsa në shtesë Tonali vulosi rezultatin në 1-2. Me këtë fitore, Milani rimerr kryesimin, ndërsa Interi ka edhe një ndeshje të prapambetur, atë ndaj Bologna-s. (A2 Televizion)