Ibra shkruan historinë, thyen rekordin që mbahej nga Totti

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 11:19 | Futboll
Ibra shkruan historinë, thyen rekordin që mbahej nga Totti

Zlatan Ibrahimovic vijon të shkruajë historinë, edhe pse tashmë është në moshën 40-vjeçare.

Sulmuesi i Milanit, i cili ndaj Lazios luajti vetëm 20 minutat e fundit, ishte vendimtar në fitoren e kuqezinjve, duke i dhënë pasimin e golit të fitores mesfushorit Sandro Tonali, në minutën e 92.

https://www.youtube.com/watch?v=QE9E6AA0yuk

Me këtë asist, suedezi bëhet futbollisti më i vjetër që jep një pasim për gol në Serinë A, në moshën 40 vjeç, 6 muaj dhe 21 ditë.

Rekordi mbahej nga legjenda e Romës, Francesco Totti, i cili më 19 shkurt 2019 dha një asist kur ishte 40 vjeç, 4 muaj dhe 23 ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos