“Bujqësori" 70-vjeçar, objektiv diplomat ndërkombëtare, kërkimi shkencor e mbështetja për fermerët

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 20:18 | Aktualitet
“Bujqësori" 70-vjeçar, objektiv diplomat

Universiteti Bujqësor i Tiranës shënoi 70 vjetorin që prej themelimit në vitin 1951. Drejtuesit e këtij institucioni të Arsimit të lartë theksuan arritjet mes shume sfidash, që nga njohja ndërkombëtare e diplomave, ecuria në kërkimin shkencor dhe mbështetja për fermerët. 

Në 70 vite Universiteti Bujqësor i Tiranës,  ka një specifikë që e dallon nga të tjerat. Rektori Fatbardh Sallaku u shpreh krenar se, qoftë si Institut, kur u krijua në 1951, edhe si Universitet, studentëve të Bujqësorit u njihen ndërkombëtarisht diplomat dhe lajmi i këtij viti për ta është edhe aprovimi i programit të doktoratave.

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, teksa pranoi vështirësitë me të cilat sektori i bujqësisë përballet, theksoi nevojën që vendi ka për studentë dhe punonjës të kualifikuar. “Libri i Fermerit” dhe ngritja e Urdhrit të Agronomit ishin dy ndër premtimet që ministrja e Bujqësisë bëri në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore për konsumatorin.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në fjalën e saj vlerësoi rolin e Universitetit Bujqësor në kërkimin shkencor ndërsa kryetari i Konferencës së Rektorëve, Artan Hoxha diktoi kontributin që ky institucion jep në zhvillimin e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos