
Për të kryer dozën e tretë anti-covid do të prisni njoftimin nga mjeku i familjes. Në qendrat shëndetësore kanë mbërritur urdhëzimet për këtë proces, ndërsa po përpunohen listat për personat që plotësojnë kriteret. Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik sqaron se personat mbi 60 vjeç që nuk kanë probleme shëndetësore, dozën përforcuese do ta marrin pas 6 muajsh nga e dyta. Ndërsa të vaksinuarit me kinezen Coronavac që kanë probleme shëndetësore, do ta kryejnë me herët dozën e tretë.
“Për vaksinën coronava për ata që janë mbi 60 vjeç dhe kanë sëmundje shoqëruese nuk do të presim 6 muaj, por do të bëjmë vaksinimin, për arsye se kanë nevojë për 3 doza”.
Silva Bino tregon se doza e tretë mund të jetë vijim i dy të parave ose kombinim vaksinash. Por sipas studimeve të deritanishme, të vaksinuarit me Astazeneca nuk mund te marrin një dozë të tretë të vaksinës ruse dhe anasjelltas. Por është e nevojshme matja e antitrupave para kryerjes së dozës së tretë?
“Ata që kanë bërë Astrazeneca të vazhdojnë të tretëtn me Astrazeneca pro nëse kanë pasur efekte anësore të bëjmë Pfizer ose Coronavac, por jo vaksinën ruse se nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për efektet e saj. Ata që janë vaksinuar me Pfizer dhe vaksinën kineze mund të vaksinohen me çdo vaksinë tjetër”.
Bino deklaron se prioritet është rritja e mbulesës vaksinale me 1 dhe 2 doza, për të arritur në 80% të popullsisë, nga 40 % që jemi aktualisht. Ndërkohë nga 1 nëntori vaksinën anti-Covid do ta marrin edhe fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese. Dozat dhe protokolli për këto grupmosha është si për të rriturit. (A2 Televizion)