"Bukuroshja e Adriatikut" ndalet në Durrës

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 14:25 | Lifestyle

"Bukuroshja e Adriatikut" është e para kroçerë që ndalet në Portin e Durrësit për këtë sezon turistik.

Anija turistike ka sjellë 81 turistë nga vende të ndryshme të botës të cilët kanë vijuar itinerarin e planifikuar për në destinacionet turistike të Durrësit, Krujës dhe Tiranës.

“La Belle De L'Adriatique”, prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit, mbërriti mesditën e sotme dhe u ankorua në kalatën nr.4 të portit më të madh në vend.

Pas ndalesës disa orëshe në Durrës, anija turistike do të vijojë lundrimin drejt Dubrovnikut të Kroacisë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos