Bullgaria habitet me censusin e Maqedonisë së Veriut: 100 mijë vetë kërkojnë pasaportën tonë

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 17:12 | Aktualitet

Bullgaria reagoi me habi ndaj rezultatit të censusit për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni të Veriut. Ministria e jashtme e konsideroi një surprizë të madhe faktin që vetëm 3504 persona janë deklaruar si bullgarë. Sofja zyrtare thotë se ky është një kontrast shumë i madh me aplikimet për pasaporta bullgare nga persona që jetojnë në Maqedoni të Veriut. “Vërejmë një mospërputhje drastike mes këtyre të dhënave me numrin e mbi 100 mijë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët personalisht kanë dorëzuar dokumente që vërtetojnë origjinën bullgare për të marrë nënshtetësinë bullgare”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos