Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariatin e Durrësit një 22-vjecar që u bë protagonist ditën e djeshme të një video të turpshme ku ai bullizonte dhe kërcënonte një të mitur dhe e detyronte atë të kryente akte poshtëruese ndaj një vajze tjetër, të cilës ai po i mbante anët pas një konflikti banal.
Video i xhiruar nga vetë dhunuesit bëri xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagimin e indinjuar të opinionit publik.
Autori i ngjarjes u identifikua si 22-vjeçari me inicialet A.D, banues në lagjen nr.6 në Durrës. Sipas forcave të rendit, në momentin e kapjes personit i është gjetur edhe një thikë.
Ndërkohë, nga momenti që dy vajzat e videos, dhunuesja dhe e dhunuara, janë ende minorene, ata të dyja do të intervistohen me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti. (A2 Televizion)