
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin rrugor Berat-Lushnje, ku për pasojë ka humbur jetën një i moshuar.
Sipas të dhënave paraprake, 72-vjeçari Idajet Çobo ka qenë duke lëvizur me një biçikletë kur u përplas nga një makinë.
Plagët për të moshuarin kanë qenë të shumta dhe për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për mjetin që u përfshi në aksident, pasi drejtuesi i tij nuk ka dhënë ndihmën e parë dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)