Bundesliga një opsion, Schalke kërkon Hysajn

Nga A2 CNN
3 Korrik 2019, 15:16 | Futboll
Bundesliga një opsion, Schalke kërkon Hysajn

Një prej skuadrave më të rëndësishme në Gjermani, Shalke 04, rikthen vëmendjen nga Elseid Hysaj.

Klubi i Bundesligës, kërkon të përforcohet pas sezonit të kaluar ku u rendit në vendin e 14-të dhe një prej emrave në listën e dëshirave është mbrojtësi i Napolit.

25-vjeçari kërkon të largohet nga nënkampionët e Italisë dhe Schalke duket më tepër sesa një spekulim i merkatos. “Blutë mbretërorë” e kanë kërkuar edhe në vitin 2015, kur Hysaj luante ende te Empoli.

Në atë periudhë gjermanët ofruan 4 milionë euro, por tani vlera e mbrojtësit shqiptar është 6-fish më e lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos