
Tashmë është zyrtare. Bundesliga gjermane do të rikthehet në fushë më 16 maj. Njoftimi u bë publik nga Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit pas miratimit në mbledhjen e qeverisë nga kancelarja Angela Merkel.
“Lehtësimi i masave kufizuese nuk do të thotë që nuk do ta trajtojmë me seriozitet situatën e pandemisë”, u shpreh Presidenti Christian Seifert.
“Do të ketë disiplinë, rregull dhe përgjegjësi personale nga gjithsecili”, u shpreh ndër të tjera ai.
Të gjitha skuadrat gjermane do të qëndrojnë në grumbullim, që do të shërbejë në njëfarë mënyre edhe si proces karantinimi deri në ditën e nisjes së kampionatit. Bundesliga gjermane është ndërprerë në javën e 25-të të saj. Më 16 maj, Borussia Dortmund-Schalke do të jetë ndeshja e parë që do të luhet pas pezullimit 2-mujor.
Sezoni është parashikuar të mbyllet brenda datave 27 dhe 28 qershor. Kampionati gjerman do të luajë të gjitha takimet e mbetura me dyer të mbyllura. (A2 Televizion)